Komuna e Suharekës, të dielën ka shpallur “Qytetar nderi”, Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferin.
Kjo u bë me propozimin e Kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj dhe me miratimin e Asamblesë Komunale në seancën e fundit.
“Është nderë dhe krenari për mua që sot para jush ta shpall “Qytetar nderi” z. Talat Xhaferi. Kosova në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë tregoi se është e gatshme me angazhimin e sajë për të tejkaluar të gjitha sfidat, duke mos harruar asnjë herë të kaluarën e saj të lavdishme dhe po ashtu në një proces demokratik, arriti ta njoh jetën multi etnike duke besuar se e ardhmja ndërtohet mbi themelet e respektit reciprok të mirëfilltë”, ka thënë kreu i Suharekës.
Nga ana e tij, kryeparlamentari i Maqedonisë ka vlerësuar se ky titull e bën atë më të ndërgjegjshëm në veprimtarinë e mëtejme, për faktin se mban përgjegjësi edhe ndaj qytetarëve të Suharekës.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...