Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të votohet për një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli për këtë rast ka thënë se në RMV po shënohet një kapitull historik, teksa shtoi se shqiptarët në Maqedoni janë bërë një fuqi për të ardhmen, përcjell Arbresh.info.
“Sot në Maqedoninë e Veriut po shënohet një kapitull historik me zgjedhjen e Talat Xhaferit si Kryeministër i parë shqiptar në vend. Nga një popullsi e shtypur dhe e privuar për dekada, sot shqiptarët e Maqedonisë janë bërë një fuqi vendimtare për të ardhmen dhe orientimin e vendit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Pacolli ka uruar Xhaferin dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për këtë arritje.
“Urime Kryeministrit Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij dhe shqiptarëve për arritjen e këtij momenti historik në Maqedoninë e Veriut, falë vizionit dhe udhëheqjes së Ali Ahmetit, i cili ka bërë që shqiptarët të kthehen nga një kategori e dytë qytetarësh në udhëheqës të shtetit të Maqedonisë së Veriut”, tha Pacolli./Arbresh.info
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit