Google ADS

Talat Xhaferi kryeministër i Maqedonisë së Veriut, uron Rama

14:45 | 28 Janar 2024
E.H

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Talant Xhaferin për detyrën e re si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se emërimi i tij është sinjal inkurajimi për komunitetin shqiptar dhe paqen në të gjithë rajonin, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:

Historike, Talat Xhaferi bëhet i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

‘Uroj nga zemra Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, z. Talat Xhaferin. Emërimi i tij është sinjal inkurajimi për komunitetin shqiptar dhe paqen në të gjithë rajonin. Jam i bindur se me përvojën dhe lidershipin e tij, Kryeministri Xhaferi do të krijojë ura bashkëpunimi dhe do të udhëheq me sukses deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme