Një taksist ilegal në Prishtinë e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas raportit të Policisë ngjarja tronditëse ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30.
Më pas ai është arrestuar dhe pas intervistimit është vendosur të jetë në mbajtje.
“Prishtinë, 15.08.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimen e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë nd...
Paqartësi rreth Procesit të Berlinit, Kosova kushtëzohet nga...
Rashica gjen golin e parë në edicionin e ri me Besiktasin
Peci bën homazhe tek ish-profesorët e tij që u vranë në ’98-...
Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Selia Botërore e Bektashinjv...
Roma shënon fitoren e parë në Serie A këtë edicion