Përveç parapagimit prej 2.5 eurosh në muaj, nga buxheti i taksapaguesve kosovarë parashihet që të ndahen në vitin pasues edhe 0.4 për qind për Radiotelevizionin e Kosovës.
Kjo pasi në Projektligjin e ri, të cilin Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media e ka përcjellë të mërkurën në Qeveri, parashihen këto dy forma të financimit, si dhe mënyra të tjera përmes marketingut dhe shërbimeve të tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo do të bëjë që buxheti për këtë televizion të rritet afro 85 për qind. Kjo pasi përmes parapagimit prej 2.5 eurosh në muaj parashihet të grumbullohen rreth 14 milionë euro, nga buxheti i shtetit mbi 8 milionë euro, si dhe 2.5 milionë euro nga marketingu. Televizioni publik, i cili është akuzuar disa herë nga shoqëria civile dhe partitë opozitare për njëanshmëri, lidhje me pushtetin dhe për keqmenaxhim, do të ketë buxhet 24.5 milionë euro, apo 11 milionë më shumë sesa ka me ligjin aktual.
Në projektligjin të cilin e ka siguruar gazeta, parashihet që drejtori i përgjithshëm të ketë mandat 5-vjeçar, dhe me mundësi të rizgjedhjes së pakufizuar. Një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga shoqëria civile, por nuk është marrë parasysh nga Komisioni parlamentar. Projektligji nuk ka ulur as numrin e anëtarëve të Bordit prej 11 personave, e njëkohësisht ka hequr edhe pagesën për Licencë, që RTK-ja ishte e obliguar ta paguante në Komisionin e Pavarur për Media.
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...