Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të rrisin masat dhe ndëshkimet ndaj Kosovës, kjo pasi nuk po respektohen kërkesat dhe kushtet e kërkuara nga SHBA’të për pezullimin e përkohshëm të taksës 100%, në mënyrë që të fillojë dialogu me Serbinë dhe të arrihet marrëveshja historike mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.
Të gjitha kërkesat e SHBA’së që po vinë në drejtim të Kosovës po refuzohen nga Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ai po refuzon që ta pezullojë taksën 100% ndaj Serbisë deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kurse SHBA’të po kërkojnë pezullimin e përkohshëm të saj në mënyrë që të arrihet marrëveshje historike me Serbinë.
Fillimisht SHBA’të filluan me refuzimin e vizës ndaj kryeministrit Haradinaj, kështu duke mos e lejuar atë që të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC, duke i bërë të qartë atij se mesazhet e SHBA’së janë shumë serioze, transmeton Gazeta Metro.
Por, as kjo nuk e zmbrapsi kryeministrin Haradinaj, madje ai i shpeshtoi deklaratat duke thënë se deri sa të jetë në Qeveria taksa nuk do të hiqet kurrë.
Se kërkesat e Amerikës janë serioze ndaj Kosovës e vlerëson fakti edhe dalja publike e Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili tregoi një mesazh të qartë Kosovës se taksa duhet të pezullohet në mënyrë që të arrihet marrëveshja me Serbinë përmes dialogut në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.
Kosnett madje pati edhe disa takime me liderët të cilat nuk rezultuan me asnjë sukses, por goditja më e madhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës i erdhi sot.
Ambasada amerikane në Kosovë e ka njoftuar komandantin e FSK’së, gjeneralin Rrahman Rama, se kanë anuluar vizitën e komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majorit Timothy Orr.
Kurse po ashtu është njoftuar se të gjitha programet trajnuese, edukative dhe vizitat ushtarake në Kosovë do të ndërpriten gjatë javës në vazhdim kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nëse Kosova nuk pezullon taksën 100%, transmeton Gazeta Metro.
Një vendim i përbashkët nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA’ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan, kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çështjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:
1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.
Me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike..
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok