Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shumë vite më parë do të duhej të krijonte strategji për zhvillimin e transportit urban, e që mos ta krijonte taksë për qytetet e tjera të Kosovës.
Kështu u shpreh eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, në një prononcim për arbresh.info
Ai tha se mungesa e një strategjie nga ana e kryetarit Ahmeti për ta zhvilluar trafikun urban ka bërë që t’i përdorin veturat personale.
“Qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, unë vet do të dal në protestë. Duhet të krijohet një strategji prej njerëzve profesional dhe t’i japin ide për zhvillim urbanistik të qytetit të Prishtinës. Nuk mundet të zhvillohet qyteti nëse nuk e ka të zhvillum trafikun urban. E mungesa e zhvillimit të komunikacionit i ka bërë qytetarët që t’i përdorin veturat personale”, tha Dedaj.
Sipas Dedaj nëse do të kishte zhvillim të mirë të komunikacionit, nuk do të kishte më tepër vetura në rrugë.
Ai vlerëson se transporti urban në Prishtinë i takon kategorisë më të pazhvilluar.
“Metoda më e mirë ka qenë zhvillimi i transportit urban, pasi që një autobus i largon 40 vetura nga rruga, pasi një person i vetëm gjendet në veturë dhe del në rrugë. Transporti urban në Prishtinë është në kategorinë C, kategoria më e pazhvilluar”, tha Dedaj.
Por, ndryshe nga Dedaj mendon eksperti tjetër i komunikacionit, Bekim Ahmeti, i cili thotë se kjo taksë është në rregull, pasi që nuk ka zgjidhje tjetër.
E ky plan i Ahmetit, ai thotë se i jep më shumë hapësirë transportit urban.
“Taksa është në rregull sepse s’ka zgjidhje tjetër që e largon numrin e madh të automjeteve. Edhe një mundësi me e shfrytëzu sa më shumë transportin ndër urban edhe lidhet me urbanin. Mendoj që taksa është mirë, këtë e kanë praktikuar edhe vende të tjera të Evropës, nuk është risi në Kosovë”, tha Ahmeti në një prononcim për arbresh.info
Qytetarët e qyteteve tjera thonë se do të detyrohen ta paguajnë taksën
A.M e cila udhëton çdo ditë nga Gjilani për në Prishtinë për të shkuar në punë, thotë se propozimi i Ahmetit është i pabazë dhe se nuk e përkrah në asnjë mënyrë.
Sipas saj do të duhej të planifikohej një propozim tjetër i cili nuk i dëmton qytetarët.
“Unë personalisht jam goxha e hutuar me këtë propozim. Duke e mënjanuar një problem, do të na dëmtojnë shumë neve si qytetar. Unë udhëtoj pothuajse çdo ditë, Gjilan-Prishtinë dhe kosto shtesë për taksën prej 10euro do të jetë barrierë për mua, për të punuar në Prishtinë. Ky propozim është i pabazë, i pa analizuar dhe i dëmshëm. Duhet të planifikojnë zgjidhje tjetër të bazuar në pilot-projektime dhe duke mos cenuar jetën e përditshme të qytetarëve. Unë si qytetare e këtij vendi, nuk e përkrah aspak këtë vendim, jam plotësisht kundër”, tha A.M për arbresh.info.
Njëjtë thotë edhe një qytetare nga Ferizaj e cila po ashtu punon në Prishtinë dhe udhëton çdo ditë me veturën e saj personale.
F.R në një prononcim për arbresh.info thotë se veturat nga jashtë Prishtinës nuk krijojnë tollovi në kryeqytet.
“Unë çdo ditë udhëtojë Prishtinë-Ferizaj, me veturë edhe ky propozim i kryetarit është i pa bazë dhe me qëllim të dëmtohen qytetarët e komunave të tjera. Ne që punojmë këtu nuk krijojmë tollovi ne trafik hymë në mëngjes e dalim në orën 16:00, nuk është se qarkullojmë gjatë ditës. Parkingjet publike janë të shtrenjta edhe hyrja me pagesë i bie që e gjithë paga të shkojë për shpenzime të veturës. Nëse ky vendim hynë ne fuqi do të ishte absurde, por e detyrueshme për ne, sepse nuk mund ta lejmë punën për një tarifë 10 euro, ose do të detyrohemi të udhëtojmë me autobusë”, tha ajo.
Veç qytetarëve, ideja e kryetarit Shpend Ahmeti, nuk po përkrahet as nga homologët e tij të cilët kanë thënë se 10 euro janë shumë për qytetarë që qarkullojnë gjithë kohën brenda dhe jashtë kryeqytetit./arbresh.info/E.Haxhiu/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...