Google ADS

Taksa ndaj produkteve serbe mund të ndikojë në ngritjen e çmimeve

23:51 | 13 Nëntor 2018
A. B.

Taksën ndaj produkteve serbe e mbështesin organizatat për mbrojtjen e konsumatorit.

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit po kërkon edhe zëvendësimin e produkteve nga Serbia me ato nga Shqipëria ose të vendeve të rajonit.

Kjo, pasi sipas anëtarëve të këtij këshilli, ekziston mundësi e rritjes së çmimeve, pas vendosjes së kësaj takse.

Kujtojmë, se Qeveria e Republikës së Kosovës, më 6 nëntor, në mbledhjen e saj, ka vendosur tarifa prej 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Rekomandimi erdhi nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili tha se nga kjo masë përjashtoheshin vetëm produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në këto dy shtete të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministri tha se ka bërë analizën e duhur të të gjitha produkteve të cilat e dëmtojnë tregun vendor dhe pas kësaj ka propozuar masën tarifore prej 10 për qind ndaj të dy shteteve.

Produktet që kanë 10 për qind masën tarifore të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës janë:

Qumështi dhe produktet e qumështit, mollët, produktet higjenik, tekstili, mielli, materiali ndërtimor, biskotat e ëmbla, lëngjet, medikamentet, uji, alkooli, produktet e duhanit dhe makineritë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme