Pesë muaj kanë kaluar që kur Qeveria e Kosovës e mori vendimin për vendosjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe. Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës, për këta 5 muaj Serbia ka humbur afro 175 milionb euro, për shkak të taksës. Ndërkaq ka prej prodhuesve vendorë që kanë shtuar numrin e punëtorëve, pas taksës.
Në pesë muaj, sa ka kaluar prej që është vendosur taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, shteti ynë fqinj ka humbur rreth 175 milionë euro, krahasuar me importin që ky shtet ka bërë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili tha se krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar, Serbia kishte fituar nga vendi ynë rreth 100 milionë euro.
“Nëse marrim një krahasim mes periudhave të njëjta tremujore në vitet 2018 dhe 2019, vërejmë se në tre muajt e parë të vitit 2018 kemi pasur mbi 100 milionë euro importe, derisa këtë vit nuk kemi as një milion euro importe të produkteve”, tha Stavileci, për RTV Dukagjinin.
Sipas Stavilecit, Kosova ka rritur eksportin në vendet e tjera gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë edhe Serbinë.
“Përgjat këtij fillim viti kemi pasur një rritje të eksporteve të produkteve kosovare. Nëse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi pasur 96 milion kilogram produkte të eksportuara, tani kemi 108 milion kilogram produkte kosovare të eksportuara në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe Serbinë”, tha Adriatik Stavileci.
Efektin e taksës 100% e kanë vërejtur edhe prodhuesit vendor.
Ahmet Sedefi nga kompania Sedefi, e cila prodhon biskota të ndryshme, sheqer e produkte të tjera, thotë se 10 punëtorë i ka shtuar në kompaninë e tij pas vendosjse së taksës ndaj mallrave serbe.
“Ne kemi rritur numrin e punëtorëve pas vendosjes së taksës. Deri tani kemi punësuar edhe 10 punëtorë të tjerë, pra në janar kemi marrë dhjetë punëtorë. Kemi ngritje të shitjeve prej 30-40% të produkteve tona”, deklaroi Sedefi.
Edhe sipas njohësve të çështjeve ekonomike, taksa ka dhënë efektin e saj sa i përket zhvillimit ekonomik në vend.
“Mendoj që tani e tutje taksa ka dhënë efektin e vet sepse vazhdimisht prodhuesit vendor po deklarohen se kanë pasur rritje të produktivitetit dhe të punësimeve”, tha Mustafë Kadriaj.
Të njëjtin mendim e ndajnë edhe qytetarët.
Sipas tyre, vendimi për taksë ishte shumë i nevojshëm dhe me efekt, mirë po ata e ftojnë kryeministrin Haradinaj që të mos prishë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të taksës.
Ndryshe, heqjen apo pezullimin e taksës po e kërkojnë edhe SHAB-të dhe BE-ja, pasi që është vënë kusht nga ana e Serbisë edhe për vazhdimin e dialogut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...