Pavarësisht përçarjeve të thella mes partnerëve të koalicionit qeverisës kryesisht për shkak të taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, rrëzimi i qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare aktualisht duket si një “mision i pamundur” për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ajo është edhe partnerja më e madhe e koalicionit qeverisës dhe po kërkon të pezullohet taksa ndaj mallrave serbe, duke u thirrur në rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së), por që një kërkesë e tillë po refuzohet nga kryeministri Haradinaj.
Shefin e Qeverisë në mbajtjen e taksës po e përkrahin edhe partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Partia Socialdemokrate (PSD), të cilat thonë se nuk e përkrahin asnjë iniciativë për rrëzimin e ekzekutivit për shkak të taksës.
Edhe në partinë më të madhe opozitare në vend, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, thonë se duhet të ruhen raportet e mira me partnerët ndërkombëtarë, veçmas me Amerikën, duke u shprehur të gatshëm ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, siç thonë, për shkak të keqqeverisjes dhe vendimeve të dëmshme për vendin, por jo për taksën e vënë ndaj mallrave serbe.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë që në situatën e krijuar në vend zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pamundura, por mund të ndodhin vetëm nëse partia e madhe e koalicionit PDK-ja ka interes ta rrëzojë qeverinë “Haradinaj”. Mirëpo ata thonë që as PDK-së nuk i konvenon ta rrëzojë Qeverinë për shkak të taksës 100% ndaj produkteve serbe, pasi që në këtë formë do të humbiste elektoratin e saj..
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...