Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon diskutim për efektet e tarifës 100% në ekonominë e vendit, një vit pas vendosjes së kësaj mase.
Aty u tha se vendosja e taksës ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë kosovare, e sidomos në rritjen e numrit të të punësuarve.
Astrit Panxha, drejtor i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind ka ndikuar në rritje e prodhimit vendës dhe se nuk ka pasur mungesë të produkteve e as krizëë ekonomike.
“Kemi ulje të kreditimit në tregti dhe bujqësi. Kemi ngritje reale në sektorin e prodhimit, kemi rritje të produkteve vendore dhe kemi pozitivistet në çdo aspekt. Në kohën kur është vendosur taksa dhe gjatë saj, nuk ka pasur mungesë të produkteve dhe nuk ka pasur as krizë ekonomike. Edhe Kosova është dëmtuar në këtë drejtim sepse Serbia i ka vendosur Kosovës taksë dhe e ka dëmtuar në këtë drejtim”.
Besart Zhuja, analist i politikave në Klubin e Prodhuesve, tha se taksa ka pasur ndikim pozitiv në ekonominë kosovare. Ka thënë se efekti i taksës ka rritur edhe numrin e të punësuarve.
“Kosova vazhdon të ketë një bilanc negativ tregtar në raport me partnerët e saj, megjithatë pas taksës të dhënat tregojnë se në vitin 2019 importi ka pësuar rënie. Vendosja e taksës ka rritur edhe numrin e punësimit”.
Vllaznim Osmani sekretar në Klubin e Prodhuesve, tha se 68.9 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë thënë se vendosja e taksës ka ndikuar në zhvillim.
“68.9 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë thënë se vendosja e taksës ka ndikuar në zhvillimin e Kosovës. Edhe vendosja e flamujve ka ndikuar pozitivisht në blerjen e produkteve nëpër markete”.
Fejzullah Mustafa nga kompania “Fluidi”, tha se taksa ka ndikuar që qytetarët të konsumojnë produkte vendëse, raporton EO.
“Normal se taksa ka dhënë ndikim pozitiv, por edhe në kompaninë tonë por edhe tek të tjerët. Ka pasur ngritje por sidomos në vajin ‘Floil’ ku ka qenë konkurrentë me vajet nga Serbia. Ne duhet të mendojmë edhe në atë se çfarë pas taksës ku po pritet të hiqet taksa”.
“Mendoj se taksa ka vënë një vetëdijesim të qytetarët ku duhet të konsumojnë produkte vendore. Asnjë produkt të Kosovës nuk e gjen në tregun e Serbisë. Ne prodhuesit jemi të bojkotuar jo nga shteti serb por nga konsumatorët serb, ku ata nuk i konsumojnë produktet tona”, ka thënë Mustafa.
Profesor universitar Muhamet Mustafa lidhur me këtë temë, tha se kur është vendosur taksa ishte paralajmëruar se do të ketë mungesë të mallrave dhe do të pësojë buxheti, por sipas tij, ka ndodhur e kundërta ka pasur rritje të buxhetit dhe këto mallra janë zëvendësuar nga shtete tjera dhe disa nga vendi.
“Por ka pasur edhe pritje marramendëse nga Qeveria, por në të njëjtën kohë Kosova nuk ka qenë e përgatitur, sepse efektet e taksës do të ishin edhe më të mëdha. Fakti që punësimi ka pasur rritje, është lajm i mirë”, deklaroi Mustafa. Ish deputeti Mustafa tha se vet fakti që në vitin 2017 dhe në 2018 kishte vetëm 45 milionë euro për investime në makineri, në vitin 2019 vlera e investimeve në makineri ka arrit në 56 milionë euro nga prodhuesit vendor. Ndërkaq, Turqia, Greqia dhe Maqedonia janë përfitues më të mëdhenj nga taksa 100 përqind, si eksportues drejt Kosovës”, tha Mustafa.
Gojart Kelmendi, nga Kompania e përpunimin e letrës “Flutra”, ka thënë se vendosja e taksës edhe në sektorin e letrës ka ndikuar pozitivisht, ku ky sektor është rritur për 25 për qind./EO
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...