Takohet grupi punues i Kosovës dhe Këshillit të Evropës

09:31 | 13 Qershor 2023
K.B

Po mbahet takimi i tetë me radhë i përbashkët i Grupit punues mes Përfaqësuesve të Këshillit të Evropës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në fjalimin hyrës të këtij takimi, zëvendës ministri i Punëve te Jashtme Kreshnik Ahmeti tha se ky takim pasqyron projektet e vazhdueshme te përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në KiE.

Ai ka përmendur të arriturat e Kosovës ne rang listat botërore në dy vitet e fundit si dhe ka theksuar se vendi ynë është i vendosur të përparoj me shpejtësi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme