Takohen Ymeri e Pacolli, diskutojnë për seancën e 3 gushtit

12:04 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Ismail Kurteshi dhe Dardan Sejdiu janë duke zhvilluar një takim me Presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin dhe këshilltarin e tij,  Jetlir Zymberaj.

Takimi është duke u mbajtur në një nga hotelet e kryeqytetit.

Siç merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj në këtë takim po diskutohet për gjendjen e tanishme politike në vend dhe qëndrimet që do t`i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të 3 gushtit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme