Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava sot ka takuar ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku.
Takimi i tyre u bë i ditur nga faqja e Bashkësisë Islame të Kosovës në ‘facebook, ku kanë njoftuar se temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19, shkruan portali arbresh.info
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, ku temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19.
Myftiu Tërnava edhe një herë shprehu mbështetjen e plotë të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai më tej tha se edhe ne si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-covid, kemi njoftuar imamët e nëpunësit fetarë për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin anti-covid.
Në anën tjetër, U.D. ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, shprehu mirënjohjen për rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë pandemie, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe mos të hezitojnë nga vaksinimi.
Në këtë takim, po ashtu u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.
Theks të veçantë iu kushtua edhe rëndësisë së vaksinimit dhe zbatimit të masave kundër Covid-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. /arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë