Takohen Mustafa, Hoti, Haradinaj e Limaj

17:52 | 9 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Ka nisur takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

Burime të arbresh.info brenda qeverisë bëjnë të ditur se  takimi ka nisur në ora 17:00 dhe aty po marrin pjesë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Megjithatë ende nuk dihet tema e diskutimit mes krerëve të koalicionit qeverisës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme