Google ADS

Takohen Lutfi Haziri e Albin Kurti

11:28 | 25 Gusht 2017
arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë takuar sot për të diskutuar tejkalimin e ngërçit politik, të krijuar nga rezultati që prodhuan zgjedhjet e 11 qershorit, raporton arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa, duke treguar se po negociohet për harmonizim të programit.

“Atëherë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të qeverisur me vendin,” është shprehur Mustafa, duke mos përmendur dosjet, për dallim prej herëve të kaluara.

Edhe vetë Haziri, ka konfirmuar takimin me Kurtin, dhe thotë se aktualisht po zhvillohen negociata në nivel të ekspertëve, raporton arbresh.info.

“Niveli I dytë do të jetë në nivel të liderëve për t’i dhënë vendit institucionet sa ma shpejtë,” është shprehur Haziri.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme