Takohen Lekaj dhe drejtori i Bechtel Enkas, bisedojnë për ngjarjen tragjike

14:35 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Pas ngjarjes tragjike afër punishtes së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtorë i kompanisë Bechtel – Enka, janë takuar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe drejtor i kompanisë Bechtel-Enka, Riyadh Alkhazjari.

Gjatë këtij takimi është diskutuar situata pas  kohës së fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk dëshirojmë të lëshohemi në deklarata, përcjell arbresh.info.

Që të dy në këto momente, ndiejnë keqardhjen e tyre dhe i shprehin ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pa ndalshim me dhjetëra e qindra orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës.

Lekaj dhe Alkhazjari  kanë  thënë se do të jenë gjithnjë afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata.

Ky është shkrimi i ministrit Lekaj në facebook:

“Pas ngjarjes tragjike afër punishtës së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtorë i kompanisë Bechtel & Enka, zhvillova një takim me drejtorin e kompanisë Bechtel&Enka, Riyadh Alkhazjari.

Gjatë këtij takimi u diskutua situata në ketë kohë të pas fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk dëshirojmë të lëshohemi në deklarata, ishte dakordim i përbashkët.

Ne, në këto momente, ndiejmë keqardhjen tonë dhe i shprehim ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pandalshëm me dhjetëra e qindra orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës.

Ne do të jemi afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata”, ka shkruar Lekaj në facebook./arbresh.info/

Të ngjashme