Google ADS

Takohen Kurti e Osmani, bisedojnë për përgatitjen e Qeverisë së re

15:55 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga VV-së, Albin Kurtin është takuar sot me kandidaten për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani.

Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit kanë biseduar për Qeverisjen e re, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se bashkëpunimi është përkushtimi i të dyve.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti në facebook.

Ndryshe KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme