Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në margjina të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të ndryshme e ndër to edhe nevoja “urgjente” për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjina të Forumit të Paqes në Paris për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin urgjentisht të nevojshëm në dialogun Beograd – Prishtinë. Ngritëm diskutimet për integrime evropiane, diskutuam për takimin e radhës të Këshillit për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm bilateral”, ka shkruar Borrelli në Twitter./arbresh.info./
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...