Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë patriarku Irinej, ka thënë se janë të një mendimi se si duhet reagojnë në lidhje me Kosovën.
Këto deklarata ai i bëri pas përfundimit të takimit të mbajtur në Patrikanën e Beogradit me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daciq.
Ai gjithashtu ka thënë se situata është gjithnjë e më e vështirë porse me shumë rëndësi sipas tij, është që Kisha dhe kreu shtetëror për Kosovën janë në anën e njëjtë .
Takimi mes tyre ishte iniciuar nga Presidenti Vuçiq i cili ka reaguar menjëherë pas miratimit të Platformës nga Kosova për dialogun përfundimtar me Serbinë.
“Kemi pasur njëjtin mendim në lidhje me problemin dhe gjithashtu mendimin e njëjtë se si të reagojnë”, tha patriarku i Irinej Kishës Ortodokse Serbe. Sipas tij çështja me Kosovën , po bëhet gjithnjë e më e komplikuar.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime, por me ata që e duan. Jam i zhgënjyer që i kam prezantuar përfaqësuesit ndërkombëtarë tek teksti i kësaj platforme dhe u kërkoja përfaqësuesve të Bashkimit Evropian t’i paralajmërojnë ata që të mos e bëjnë këtë, sepse kjo shënon fundin e mundësisë për çdo kompromis, sepse ajo që ata kërkojnë nga Serbia është një fyerje për ndjenjën e përbashkët. Puna e tyre është të anulojnë taksën, pastaj të shohim nëse ka vazhdim të dialogut”, ka thënë patriarku serb Irinej./ Klan Kosova
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...