Takohen Jevtiq dhe Brathu, bisedojnë për proceset e rëndësishme të popujve jo-shumicë

12:29 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, u takua sot me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu. Temë e takimit ishte situata aktuale dhe politike për krijimin e kushteve më të mira për jetën e popujve jo- shumicë.

Po ashtu të dy zyrtarët diskutuan situatën aktuale dhe politike, procesin e kthimit, sigurinë e të kthyerve, si dhe të gjitha prioritetet e tjera të punës me qëllim të  krijimit të kushteve më të mira për jetën e popujve jo-shumicë, por edhe për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“Këto janë tema të rëndësishme dhe për ato duhet të flasim kudo dhe me çdokënd. Jeta më e mirë e serbëve dhe popujve të tjerë jo-shumicë në Kosovë varet pikërisht nga temat që kam biseduar me mikun tim, ambasadorin e OSBE-së në Kosovë Jan Bratu. Ne kemi rënë dakord se ka shumë ligje të mira që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe që garantojnë një jetë më të mirë, por gjithashtu jemi pajtuar që ato duhet të zbatohen në praktikë dhe të punohet në ndryshimimin e atyre që nuk janë aq të mira sa Ligji për Verifikimin e Pronës “, tha ministri Jevtic.

Jevtic gjithashtu tha se në misionin e OSBE-së sheh një partner të saktë kur është në pyetje procesi i kthimit dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim ka filluar një proces të rëndësishëm me OSBE-në, që është procesi i Shkupit.

“Ne duam që me bashkëpunimin rajonal t’i zgjidhim disa çështje kur është fjala për kthimin. Procesi i Shkupit na mundëson pikërisht këtë dhe është mirë që ne vazhdojmë të punojmë për kthimin nga Mali i Zi dhe Maqedonia pikërisht përmes këtij procesi, i cili duhet të intensifikohet “, tha ministri Jevtic.

Ministri tha gjithashtu se ambasadorin Bratu e ka njoftuar për rëndësinë e formimit më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe në mënyrë që jo vetëm të përmirësohen kushtet e jetesës së serbëve në Kosovë, por të bëhet edhe një hap i rëndësishëm në ndërtimin e besimit që na nevojitet shumë. Gjatë takimit u vlerësua se siguria e komuniteteve të kthyera ishte disi më e mirë, por që të kthyerit duhet të jenë të sigurt në pronën e tyre.

“Siguria e të kthyerve varet nga kthimi i të tjerëve që vendosin të kthehen, sepse kjo përveç ekonomisë është një nga faktorët kryesorë për përmirësimin e kthimit. Rasti i Bogdan Mitrovic është diçka që dërgon një mesazh të keq për të gjithë ata që planifikojnë dhe duan të kthehen në Kosovë dhe kjo është e papranueshme. Unë ftoj përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të parandalojnë këtë lloj presioni ndaj serbëve të cilët vetëm duan të jenë në shtëpitë e tyre “, tha ministri Jevtic.

Në fund të takimit, ministri Jevtic dhe ambasadori Bratu, informuan se bashkëpunimi i mirë mes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe OSBE-së në Kosovë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme