Google ADS

Takohen Hoti dhe Gjini, të kënaqur me sukseset e nxënësve të Gjakovës në garat nacionale

16:25 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Koordinatori për Nacional Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti sot u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, si dhe Drejtori Komunal i Arsimit, Bernard Frrokaj.

Temë diskutimi ishte organizimi i garave në të gjitha nivelet në kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri ku nxënësit e Gjakovës treguan rezultate shumë të mira. Me këtë rast, Koordinatori Hoti falënderoi kryetarin për angazhimin ndërsa tha që pret suksese të njëjta edhe në garat tjera që janë duke u mbajtur.

“Gjakova ka treguar edhe njëherë për përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj nxënësve. Ka treguar se këtu është arsimi mbi të gjitha dhe se kur bëhet fjalë për nxënësin, i gjithë mekanizmi vihet në funksion. Ju keni pasur shumë fitues të cilët janë duke marrë shpërblimet e tyre ashtu siç është premtuar. Gjakova prin me numrin e fituesve në nivelin republikan me gjithsej 67 fitues në të dyja garat e ky rezultat sigurisht se është sukses i komunës, DKA-së, shkollave, mësimdhënësve e prindërve”, tha Koordinatori Hoti.

E Kryetari Gjini tha se garat në kuadër të Programit Nacional për Rininë do të vazhdojnë të organizohen me ritmin e njëjtë në komunën që udhëheq. “Do ta mbështes dhe respektoj vendimin e Qeverisë për organizimin e garave dhe do të zbatoj atë që parashihet në vendim. Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet dhe në këtë drejtim drejtoria e arsimit ka punuar shumë”, tha Kryetari Gjini.

Për më shumë, në të dy garat e mbajtura në të gjitha nivelet, nga Komuna e Gjakovës janë shpallur 2776 fitues të cilët fitojnë shpërblime të ndryshme varësisht nivelit të garës. Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe këtë vit do të mbahen Garat Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik si dhe ato në Sport ku të gjithë nxënësit mund të marrin pjesë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme