Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Ky takim u mbajt në objektin e IPK-së ku përveç tjerash u diskutua edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe AKI –së.
Kryeshefi i IPK-së falënderoi Drejtorin e AKI-së për përkrahjen dhe rolin e rëndësishëm që AKI kishte në shkëmbimin e informacioneve gjatë hetimit dhe realizimit të operacionit “Pika” në kuadër të autorizimeve ligjore të dy institucioneve të rëndësishme për sigurinë e vendit.
Që të dy udhëheqësit shprehën gatishmërinë për thellimin të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve drejt mbështetjes së njëra tjetrës në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor. /arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...