Sot, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, z. Sami Istrefi është pritur në takim nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj.
Në këtë takim Avokati Istrefi e ka njoftuar Avokatin Qelaj me punën dhe aktivitetet e Avokaturës Shtetërore si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion. Gjatë takimit me theks të veçantë u diskutua për rastet në gjykatat e rregullta si dhe ato në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtarë me të cilat Avokatura Shtetërore është duke punuar në vazhdimësi me këto raste.
Nga ana tjetër Avokati Qelaj përgëzoi z. Istrefi për progresin që ka arritur Avokatura shtetërore duke e theksuar rolin shumë të rëndësishëm që ky institucion ka për Republikën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu Qelaj tha se duke marr parasysh veprimtarinë dhe mandatin kushtetues të institucionit të Avokatit të Popullit, mbetet i përkushtuar për të përkrahur çdo iniciativë e cila do të ndihmonte edhe më tej progresin e AVSH ngase sipas tij, Avokatura Shtetërore duhet të jetë një nga institucionet më të rëndësishme në shtet.
E në anën tjetër, Avokati Istrefi e ka falënderuar z. Qelaj për bashkëpunimin e ofruar duke vlerësuar njëherit punën dhe angazhimin që ky institucion i pavarur bënë në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...