Google ADS

Takimi tjetër Hoti-Vuçiq në fillim të shtatorit

07:50 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, në fillim të muajit shtator.

Ai tha se për këtë janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedimeve që kanë pasur të enjten në Bruksel.

Lajçak, i cili e ka ndërmjetësuar dialogun, konfirmoi se bisedimet janë fokusuar në çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosur si dhe zhvillimin ekonomik.

Ai tha se të dyja vendet duhet të punojnë ngushtë me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur.

“Jam i kënaqur që pas prezantimit fillestar të qëndrimeve të dy liderët janë pajtuar që dialogu të vazhdojë në nivel të ekspertëve gjatë javës së ardhshme këtu në Bruksel”, tha Lajçak.

Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq kanë thënë pas takimit se bisedimet për këto dy tema kanë qenë të vështira./Arbresh.info/

Vuçiq tregon se çka bisedua në Bruksel

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj sot udhëton në Bruksel për dialogun

Kosova e Serbia takohen në Bruksel pas më shumë se 20 muajve

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme