Google ADS

“Takimi Thaçi-Vuciq i ngutshëm dhe i pamenduar”

13:43 | 3 Korrik 2017
L G

Takimi i sotëm i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq në  Bruksel me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, është i ngutshëm dhe i pamenduar.

Krejt kjo sipas politologut Donik Sallova, për faktin se Kosova ende nuk ka ekzekutiv.

“Mendoj qe takimi i iniciuar nga Mogherini është i ngutshëm dhe i pa menduar. Ndoshta ky takim joformal ka qëllime të tjetra, por ai nuk mund te nxjerre kurrfarë përfundimesh të cilat veçanërisht presidenti i Kosovës të mund t’i sjelle në Kosovë”, thotë Sallova për “Arbresh.info.

Ai  i jep tri arsye pse ky takim mes Thacit dhe Vuciqit  është i ngutshëm.

sbssabasb

“E para nuk ka ekzekutiv të formuar akoma pas zgjedhjeve dhe e dyta konstelacioni politik ka ndryshuar. PDK-ja nuk është më lojtari kyç politik dhe BE nuk duhet të mendoj se përmes Thaçit te PDK-se ta çoj përpara procesin e bisedimeve nga i cili ka përfituar vetëm Serbia ne avancimin e procesit integrues, ndërkaq Kosova mbetet i vetmi vend i izoluar. E dyta, vet Haradinaj, nëse e formon qeverinë, ka paralajmëruar ndryshim rrënjësor te dialogut, pra jo ashtu siç Thaçi po pretendon të vazhdohet”, shprehet politologu Sallova.

Arsyeja e tretë sipas tij, është  se Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR përbejnë mazhorancen shqiptare në parlament, prandaj dialogu i ardhshëm siç thotë ai  duhet të ndryshoje format, të bëhet gjithëpërfshirës, të caktoj kufij deri ku mund të diskutohet, në të kundërtën sipas Sallovës  Thaçi “vetëm mund të shëtitet me Vuciqin”, por nuk do këtë parlament t’ia miratoj marrëveshjet personale.

Ndryshe, menjëherë pas përfundimit të takimit, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë detaje të këtij takimi.

Në deklaratën e saj për shtyp, thuhet se palët janë dakoruar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim dhe pajtim.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se gjatë këtij takimi  kanë rënë dakord që të vazhdojnë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Formimi i komunave serbe nënkuptohet, në këtë çështje nuk ka negociata të mëtejshme”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Bruksel./ “Arbresh.info”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme