Me ftesë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku sot në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, qëndroi ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ambasadori Hovenier zhvilloj një sesion bashkëbisedimi me zyrtarë të LDK-së që fokus të angazhimit kanë politikën e jashtme, zhvillimin ekonomik e integrimin euroatlantik.
Kryetari Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët e tij me ambasadorin Hovenier biseduan për temat me interes nacional për Kosovën dhe partneritetin strategjik të vendit me SHBA-të. Me theks të veçantë, në këtë sesion u shtruan temat e proceseve integruese të Kosovës; dialogut të fascilituar nga BE; zhvillimin ekonomik e energjetik të Kosovës, qeverisjen e mirë, reformat në drejtësi si dhe partneritetin për mbrojtje e avancimin e FSK-së.
Duke e falënderuar ambasadorin Hovenier për mbështetjen që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha etapat historike, kryetari Abdixhiku shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e partneritetit jetik që Kosova ka me SHBA-të. Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimin e LDK-së se Kosova duhet të marrë përgjegjësitë e saja në avancimin e agjendës euro-atlantike dhe marrjes së vendimeve me interes nacioanal për vendin. LDK do të kujdestarojë relacionet strategjike me ShBA-të në të gjitha etapat e ardhshme zhvillimore të Kosovës.
Ambasadori Hovenier shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e administratës amerikane për të mbështetur Kosovën në sfera jetike të vendit. /arbresh.info/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...