Takimi lamtumirës i Kurtit me ambasadorin hungarezë, e falënderoi për kontributin e dhënë në Kosovë

19:26 | 12 Qershor 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, József Bencze.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme, veçanërisht në edukim, ku dhjetra studentë nga Kosova po studiojnë në Hungari dhe në kulturë ku përmes marrëveshjeve të ndryshme po zgjerojmë bashkëpunimin.

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Bencze suksese në angazhimet e tij të radhës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme