Takimi Kurti-Vuçiq të mërkurën| Qeveria e Kosovës nuk ka informacion

15:33 | 29 Prill 2022
arbresh.info

Qeveria e Kosovës nuk ka informacion nëse kryeministri, Albin Kurti, do të takohet javën e ardhshme me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Nuk e kam një informacion të tillë”, është shprehur për arbresh.info zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kur është pyetur nëse më 4 maj Kurti do të takohet me Kancelarin gjerman.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në Berlin më 4 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic.

Në Berlin do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në mbrëmjen e 4 majit.

“Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme”, kanë deklaruar nga zyra për media e Qeverisë gjermane për Express.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, ka shtuar tutje një zëdhënës i Qeverisë gjermane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme