Takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e BE-së, në Beograd po konsiderohet si një ndër takimet më të rëndësishme.
Njohës të zhvillimeve politike atje vlerësojnë se ky takim pritet të rezultojë me presion më të madh për t`i bindur serbët në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në 4 komunat veriore të Kosovës.
Në Beograd pritet që takimi i ardhshëm në Bruksel mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës të jetë një nga më të rëndësishmit në procesin e dialogut. Sipas disa përfaqësuesve politikë, zgjedhjet në veri të Kosovës do të jenë një nga temat kryesore, ndërsa ndaj Serbisë, sipas tyre, pritet presion i madh për t’i bindur serbët në Kosovë që të votojnë në ato zgjedhje.
“Serbia është nën mbikëqyrje më të madhe se Kosova dhe mendoj se Serbia është gjithashtu një shkaktar më i madh i këtyre përshkallëzimeve. Pres që kryeministri Kurti, siç paralajmëroi ai vetë, të shpallë zgjedhje në çdo moment, madje deri në fund të vitit, por pajtohem që topi është në radhë të parë në fushën e Beogradit dhe mendoj se në këtë funksion janë edhe kërcënimet nga Franca për regjimin e vizave”, ka thënë Zoran Vulletiq nga Forumi Demokratik Qytetar.
Duke qenë se ky takim po zhvillohet pas tensioneve në veri të Kosovës, analistët thonë se perëndimi beson se në shkurt u arrit marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, prandaj do të bëhet gjithçka që të zbatohet ai plan.
“Ky është një nga takimet më të rëndësishme në periudhën e ardhshme. Pas atij takimi do të dihet nëse në muajt e ardhshëm do të ketë normalizim dhe shtensionin apo situata në veri të Kosovës do të zgjatet me ngjarje të reja të padëshiruara që mund të ndodhin nëse nuk arrihet marrëveshja”, tha Dragisha Mijaçiq nga Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial.
A do ketë në Bruksel një hap drejt normalizimit apo një shtyrje, mbetet për t’u parë.
Mirëpo, në Beograd besohet se ky është momenti më i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve Kosovë-Serbi para zgjedhjeve evropiane dhe amerikane në vitin e ardhshëm, kur vëmendja do t’i kushtohet temave dhe problemeve të tjera./RTK
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...