NISMA Socialdemokrate ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.
Me anë të një reagimi, NISMA SocialDemokrate e ka kritikaur kreun e PDK-së i cili siç thuhet në reagim, para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin, shkruan Arbresh.info.
Sipas kësaj partie, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit.
“Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje!”, thuhet në reagim.
“Shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi edhe pse përgjegjës për degradim të tërësishëm të shtetit në të gjitha sferat e jetës është qeveria dhe jo Kuvendi.”, thuhet tutje.
NISMA Socialdemokrate u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive të mos pranojnë të shkarkohen nga qeveria por të thërrasin seancë dhe ta shkarkojnë qeverinë./Arbresh.info/
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,mbrëmë (e hënë) u takua me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi duke thënë se është i gatshëm të hap diskutimet me partitë opozitare në vend për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare.
PDK ishte e vetmja parti opozitare e cila i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti./Arbresh.info/ \
LEXO EDHE:
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...