Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, nga ora 17:05, shkruan arbresh.info.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti, refuzoi të bëjë të ditur temat e diskutimit, derisa tha se do të merren vesh pas takimit.
“Pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet tona”, deklaroi Kurti.
Escobar dhe Lajçak nisin sot vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi./arbresh.info/
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...