Google ADS

Takimi i radhës Thaçi – Vuçiq, javën e ardhshme

12:03 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka raportuar sot në mbledhjen e Qeverisë rreth dialogut me Serbinë dhe takimin që pati të dielën e kaluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Thaçi ka deklaruar se takimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme dhe se pret që para këtij takimi të ulet me bartësit e institucioneve dhe ata opozitarë për të pasur një dakordim, raporton arbresh.info.

“Takimi i radhës i cili do të mbahet nga java e ardhshme do të mbahet në javën e ardhshme. Gjatë fillimit të javës, unë pres që më bartësit e institucioneve dhe atyre opozitar që të ulemi të arrijmë një dakordim për këto bisedime”, është shprehur Thaçi./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme