Takimi i parë i të ashtuquajturit në Serbi “Grupi Punues për Mbështetjen e Dialogut të Brendshëm mbi Kosovën” do të mbahet pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit në Kosovë apo më së voni deri në fund të muajit, shkruan e përditshmja serbe “Politika”.
Sipas saj, vetëm pas seancës së parë të grupit të formuar nga Qeveria e Serbisë të hënën, do të jetë e mundur të dihet kur dialogu do të fillojë formalisht dhe kujt do t`i bëhen thirrjet e para për konsultime.
Në krye të grupit punues në të cilin do të përfshihen të gjitha ministritë e Serbisë, është emëruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.
Detyra e këtij grupi është t’iu ofrojë ndihmë organeve përkatëse, organizatave dhe trupave, në procesin e zhvillimit të dialogut për Kosovën si dhe të përcjellë e të koordinojë aktivitetet që organet përkatëse shtetërore i ndërmarrin në procesin e zhvillimit të dialogut për Kosovën.
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...