Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me mërgatën shqiptare në Gjermani.
Sipas Haradinaj, mërgata shqiptare nuk e meriton të gënjehet e të mashtrohet sa herë që afrohen zgjedhjet, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i AAK-së ka kërkuar nga Kurti që të u tregoj mërgatës të vërtetën rreth Kosovës.
Lexo edhe:
Kurti në takim me bashkatdhetarë në Këln: Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar
Postimi i plotë:
Diaspora shqiptare është pjesë e atdheut dhe kontributi i saj për liri e për shtet ka qenë thelbësor. Këtë duhet ta thotë gjithkush dhe në çdo rast. Por mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet.
Albin Kurti, që nuk mbahet mend ta ketë vizituar diasporën ndonjëherë, të paktën deri tash që janë afruar zgjedhjet, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën. T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize.
Të ju sqaronte bashkombasve se së bashku me Listën Serbe i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë.
Diasporës duhet t’i tregohet e vërteta se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fajtorë pse Kosova nuk është në proces të anëtarësimit në NATO, se Kosova është përjashtuar nga “Defender”, se është nën sanksione të BE-së.
Të paktën do të duhej që t’u thuhej se informata e qeverisë për rritje ekonomike prej 33 për qind është gënjeshtër, sepse e vërteta është dhjetë herë më pak. Ose t’u tregohej se pagat në Kosovë gjatë qeverisjes së tij janë rritur vetëm për 6.8 euro.
Pse Kryeministri nuk i tha diasporës se ajo për 4 vjet është rritur në numër për 200 mijë njerëz që e kanë braktisur Kosovën, por u mundua t’i mashtrojë me fjalinë “JU E KENI GJETUR Atdheun”! Si mund ta gjejë njeriu atdheun e tij, derisa e braktis atë nga halli?
Janë edhe 1001 të vërteta të tjera të dhimbshme që Albin Kurti nuk i kishte përmendur në takim me diasporën, por sot bota është zvogëluar dhe njerëzit po shohin e po dinë.
Kushdo që e respekton, e nderon dhe e konsideron diasporën si pjesë të atdheut, ai ia thotë asaj të vërtetën. Gënjeshtra apo gjysmë e vërteta janë mohim i saj!/Arbresh.info
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...