Takimi i Gymnihut, Behgjet Pacolli takohet me ministrat e jashtëm të BE-së

14:30 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Bashkimi Europian dhe Gjashtë Partnerërt e Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. Në takim ka qenë prezente edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë të BE-së Federica Mogherini. Aty u bisedua për zhvillimet pas zgjedhjeve të BE-së, sfidat aktuale në rajon dhe kërcënimet hibride.

“Rrugës time për në Helsinki, për të marrë pjesë në takimin EU+WB6, në takimin e Gymnihut me Ministrat e Jashtëm, takimi I organizuar nga @EU2019FI, @Haavisto & @eu_eeas @FedericaMog për të diskutuar për #Zgjerimin pas #ZgjedhjeveBE, sfidat aktuale në rajon dhe kërcënimet hibride. Po e pres me kënaqësi takimin për të parë dhe shkëmbyer mendime me kolegët”, Tha Ministri Pacolli në një postim në Twitter.

https://twitter.com/pacollibehgjet/status/1167011281058091009

Takimi i Gymnich-ut  është një takim joformal i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian , i organizuar sipas Presidencës së rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian që nga viti 1974 (çdo gjashtë muaj). Ministrat nuk shoqërohen nga këshilltarët e tyre, gjë që e bën gjendjen më të lehtë për shkëmbimin e mendimeve joformale dhe të sinqerta. Ky lloj takimi mori emrin e tij nga i pari i ngjarjeve të tilla të mbajtura në Schloss Gymnich në Erftstadt , North Rhine-Westphalia , Gjermani.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme