Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të enjten në mbrëmje ka takuar ish të deleguarin amerikan për Ballkanin, Richard Grenell në kohën e administratës së Donald Trump, ndërsa kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Lidhur me këtë takim, sot ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili pyet pse duhet të takohen shqiptarët me Grenellin kur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ai nuk e përfaqëson askënd.
Basha përmes një postimi pyet se pse duhet shqiptarët me bisedu me të, kur Shpia e Bardhë ka deklaru që ky se përfaqëson askënd.
Postimi i plotë:
Vuçiqi e ka nderu si argatin më t’mirë, dhe t’nesërmen e paska pritë Ali Ahmeti, ku po thotë që në këtë takim kanë fol për dialogun Prishtinë – Beograd. Pra paskan fol për bisedimet mes Përparim Ramës dhe Aleksandër Shapiçit, kryetarit të Beogradit!
Dy pyetje, pse duhet shqiptarët me bisedu me Grenellin për dialogun kur vet Shpia e Bardhë ka deklaru që ky se përfaqëson askënd, shto këtu faktin e historisë së tij për puçin në Kosovë. Ne e dimë pse e faktorizon Beogradi, por shqiptarët pse duhet me faktorizu?
Dhe e dyta, pse po bini pre e propagandës së Beogradit, sepse veç Serbia thotë dialogu Prishtinë – Beograd. Po besoj e dini që dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, e jo Prishtinës e Beogradit. Përparim Rama nuk udhëheq me dialogun, por Albin Kurti!
Për dund, nuk po arrij me i kuptu këto sjellje të shqiptarëve që takojnë njerëz që i kanë bë dëm Kosovës, por megjithatë po e di saktë pse sot jemi të coptum nëpër shtete, dhe pse kemi mbet t’varfër e t’manipuluar gjatë gjithë historisë!
Që thonë n’Amerikë, ku jeni nisë oj shqipe!
Kujtojmë se Grenelli një ditë më parë është dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rolin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin kyç në forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...