Pas qëndrimit në Kosovë dhe takimeve me krerët më të lartë shtetëror si dhe ata të partive politike, i ngarkuari amerikan me çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Euro-Azisë, Gabriel Escobar, si edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë udhëtuar drejt Serbisë.
Sot (e merkurë) ata pritet të kenë takime me zyrtarë të lartë të shtetit serb, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar për media nga presidenca e Serbisë, shkruan se takimi do të mbahet në orën 12:45 minuta.
Në këtë takim trepalësh, do të diskutohen zhvillimet e fundit që lidhen kryesisht me veriun e Kosovës dhe barrikadat e vendosura nga ana e serbëve lokalë, por të cilët dirigjohen nga Beogradi zyrtar. /rtk/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024