Ministri i Punës në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se nuk është shumë optimist për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut nën patronazhin e BE-së pas raundit të fundit të mbajtur në nivel teknik në Bruksel.
Staroviqi për RTS tha se në bisedimet e djeshme në Bruksel, ku morën pjesë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ” ishin, si gjithmonë, të vështira dhe të lodhshme, që zgjatën shtatë orë dhe nuk dhanë rezultate”.
Sipas tij, “Prishtina refuzon të diskutojë as për draft-statutin e ri evropian të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Ai shtoi se palëve u është lënë afat deri më 18 korrik për të dërguar deklaratat me shkrim për propozimet e paraqitura, transmeton Klankosova.
Staroviqi gjithashtu theksoi se Beogradi nuk duhet të jetë pala që tërhiqet nga tryeza e bisedimeve, sepse pasojat mund të jenë “shumë drastike”.
Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë pas takimit të djeshëm se pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazike, përkatësisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...