Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të vazhdojë përpjekjet edhe ditët në vijim për gjetje të opsioneve për përparim në dialog.
Lajçak këtë e ka thënë në ‘Twitter’, si përmbledhje ditore e takimit të tij dhe këshilltarëve të Berlinit dhe Parisit zyrtar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të politikës së jashtme të Presidentit francez dhe Kancelarisë gjermane gjermane, pata diskutime të rëndësishme dhe të thelluara me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin Aleksandër Vuçiq për të eksploruar opsionet për përparim në Dialog. Procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, ka deklaruar Lajçak.
Përfaqësuesit e Macronit e Scholzit, bashkë me Lajçakun, vizituan të premten paraprakisht Kosovën, ku u takuan edhe me kryeministrin Albin Kurti. Emisari i BE-së përmendi një dinamikë të re të dialogut.
Today, together with the senior foreign policy advisors of French President and the German Chancellor, I had important in-depth discussions with PM @albinkurti and @predsednikrs @avucic to explore options for progress in the Dialogue. The process will continue in the coming days. pic.twitter.com/BXm0RAmhST
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 9, 2022
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?