Google ADS

Takimet “maratonike”, dhe përshëndetjet ndryshe të Edi Ramës

19:08 | 30 Qershor 2020
L G

I pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama qëndroi në Prishtinë për një vizitë dyditore.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Rama takoi të gjithë liderët shtetëror dhe ata të partive politike në vend.

Megjithatë, ajo që u vërejt gjatë takimit të tij , ishte përshëndetja në mënyra të ndryshme me liderët kosovarë, duke marrë parasysh masat në kohë pandemie.

Me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, si dhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Rama u përshëndet vetëm nga larg, raporton arbresh.info.

Me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryeministri shqiptar u përshëndet me grushte, ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaçi për një moment harroi masat ndaj Covid-19 dhe tentoi të përshëndes Ramën me shtrëngim duarsh.

Mirëpo, ishte Rama ai që ia rikujtoi Thaçit se kjo lloj përshëndetje në këtë kohë është e papërshtatshme.

Me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, Rama u takua privatisht, pa pranin e mediave.

Ndryshe, Rama sot para se të nisej për Shqipëri, mbajti një konferencë për medie në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme