Në marxhina të Forumit të Prespës për Dialog, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po zhvillon takime bilaterale me homologë të saj dhe përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare.
Ministrja Gërvalla zhvilloi takim me homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg.
Në atmosferë të përzemërt biseduan së bashku për bashkëpunimin bilateral mjaftë të mirë mes të dyja vendeve dhe nevojën për thellim edhe më tutje të raporteve shtetërore. Integrimi i Kosovës në BE, zhvillimet poltike në rajon, bashkëpunimi rajonal, si dhe normalizimi i raporteve fqinjësore, ishin disa prej pikave të diskutimit.
Gërvalla u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale dhe çështje evropiane.
Palët shprehën gatishëri për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në fusha me interest të përbashkët si ekonomia, kultura, arsimi.
Ministrja Gërvalla zhvilloi takim edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Gjatë këtij takimi diskutuan për përmbushjen e agjendës evropiane dhe sfidat që shoqërojnë vendet në kuadër të procesit të integrimit. Fokus i veçantë u vendos në proceset e bashkëpunimit rajonal, si dhe gjetjen e forma efektive për ta mundësuar dhe forcuar këtë bashkëpunim.
Duke konstatuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale u bisedua per intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...