Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, konkretisht në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vetëm pesë minuta palët do të kenë mundësi të flasin, para se t’i drejtohen Dhomës Roosvelt për të nënshkruar një marrëveshje përmbajtja e së cilës ende nuk dihet, por mediet në Serbi kanë ngritur alarm se do të servohet njohja e Kosovës.
10 minuta pas ceremonisë, do të zhvillohet takimi trilateral për çështjet ekonomike, por në delegacionin e Kosovës vërehet mungesa e ekspertëve të ekonomisë.
Lidhur me këtë arbresh.info ka intervistuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin i cili tha se nuk ka pasur asnjë ftesë nga Qeveria e Kosovës dhe se në këto rrethana sipas tij do të duhej të kishte përfaqësim nga OEK.
“Në këtë rast nuk kam pas ftesë nga Qeveria e Kosovës, nuk e di se si është caktuar. Po në këtë rast për hir të atyre diskutimeve që janë të lidhura me përkrahjen zhvillimin e sektorit privat, involvimin e sektorit privat në këto marrëveshje ekonomike atëherë sigurisht që në rrethana të tjera do të duhej që të kishte përfaqësim edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës”, tha Rukiqi.
Ndërsa sa i përket pritshmërive rreth kësaj marrëveshje, Rukiqi beson se mund të sjellë përfitime të mira ekonomike, pavarësisht se çështjet e lidhura me shtetin serb kanë sfond politik dhe nuk mund të pritet edhe shumë.
“Çdo marrëveshje që ka për synim zhvillimin ekonomik ose që hapë perspektivë të re ekonomike është e rëndësishme dhe ne besojmë që mund të sjellë përfitime ekonomike, edhe pse çështjet e lidhura me Serbinë kanë sfond politik, nuk mund të pritet edhe shumë nëse nuk ka progres edhe në çështjet politike”, tha Rukiqi.
E marrëveshjet e karakterit ekonomik sipas Rukiqit, janë gjithmonë më lehtë të implementueshme.
“Marrëveshjet e karakterit ekonomik janë më lehtë të implementueshme sesa ato të karakterit politik edhe është më e lehtë nëse ka një garancë financiare. Nëse e kanë garancën e shtetit amerikan atëherë edhe implementimi do të jetë më i lehtë”, deklaroi kryetari i OEK-ut.
Sa i përket sigurisë në këtë çështje, Rukiqi thotë se me shtetin serb nuk mund të garantohet asnjëlloj marrëveshje.
“Në raport me Serbinë asgjë nuk mund të jetë e garantuar, ata në këtë rast deri tash nuk kanë dëshmuar që janë të interesuar për një marrëveshje afatgjatë, po sigurisht çdo bashkëpunim ekonomik, çdo investim, krijon klimë edhe më të favorshme për një marrëveshje ekonomike”, u shpreh ai./E.Haxhiu/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1046528389115698
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...