Takim në mes ministrave të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës

16:35 | 14 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, sot është takuar Bejtush Gashi, ministër për punë të brendshme të Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi i deritashëm mes dy ministrive është vlerësuar si pozitive, edhe në nivelin politik edhe në atë operativ. Ministrat kanë biseduar për ndërmarrjen e aktiviteteve të mëtejshme për lehtësimin dhe përmirësimin e kalimit të qytetarëve në kalimin kufitar mes dy vendeve.

“Interes i të dy ministre është përparimi dhe thellimi të bashkëpunimit bilateral policor me qëllim që të përforcohet lufta kundër krimit të organizuar dhe dukurive tjera kriminale”, kumtoi MPB.

Ministri Spasovski i ka prezantuar përvojat dhe punën e Sektorit të kontrollit të brendshëm dhe standardeve profesionale që janë drejtuar drejt vërtetimi të veprimit joprofesional dhe jo ligjor të të punësuarve në Ministrinë për Punë të Brendshme.

Ai tha se Sektori bashkëpunon edhe me organizatat qytetare dhe Avokatin e Popullit dhe i ka njoftuar kolegun e tij për modelin e ri për kontrollimin e pavarur të punëtorëve të Policisë.

Ministrat janë marrë vesh që në periudhën të bëjnë takimet të përbashkëta në nivel ekspertësh, në interes të përparimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe përballjes me kanosjet globale të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme