Stabiliteti në Ballkan hapë rrugën për zhvillimin më të madh të këtij rajoni.
Kështu beson kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, derisa do të ndjekë nga afër punimet në samitin e Ballkanit Perëndimor, që po zhvillon punimet në Trieste, të Italisë, shkruan arbresh.info.
“Stabiliteti në Ballkan do të lëshojë potencial të madh për zhvillim. Do të ndjekë samitin nga afër ndërsa përgatis vizitën në Malin e Zi më 18 dhe 19 korrik,” ka shkruar Tajani në Twitter.
Trieste do të mbledhë jo vetëm përfaqësues qeveritarë, por edhe sipërmarrës, të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë rajoni dhe nga ato vende të BE që i kushtojnë vëmendje dhe janë pranë nevojave të qytetarëve të kësaj zone.
Integrimi ekonomik rajonal, ndërlidhjet e transportit dhe energjetikës, bashkëpunimi i të rinjve dhe promovimi i sundimit të ligjit do të jenë çështjet kryesore në axhendën e Samitit.
Udhëheqësit pritet të miratojnë edhe një plan veprimi për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale. /arbresh.info/
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi