Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, nëpërmjet një deklarate publike, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinajt, të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se meqë ratifikimin po e kërkon Amerika dhe qytetarët e Kosovës atëherë edhe arsyetimin e kanë të lehtë përballë qytetarëve.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Kërkesë publike lidhur me DEMARKACIONIN, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Z Ramush Haradinaj!
-I nderuar Kryeministër i Kosovës, Z Ramush Haradinaj, kam një lutje publike për ju.
-Ju lutem Kryeministër, të theni mendjen në këto rrethana lidhur me Demarkacionin, dhe të mendoni pozitivisht dhe ta aprovoni- (t’a ratifikoojmë)
Ne deputetët dhe deputetët tuaj, t’a përmbyllim këtë serial i cili e ka lodhur Popullin tonë, pra ta perfundojmë ‘DEMARKACIONIN’.
Kryeministër, sot jemi në paqë, duhet t’i tregojmë Botës, se ne mirkuptojmë dashamirët e Shqiptarëve dhe jemi pro bashkpunimit në çfardo lloj rrethanash kur ata duan t’a sjellin të miren në vendin tonë, në këtë rast ‘Liberalizimin e vizave.’
E dim mirë se ju ishit luftetarë i asaj ane, dhe nuk e humbët asnjë pëllëmb tokë sa ishit në luftë, por sot të bejmë marrveshje paqësore e mos të mbesim mbrapa si popull.
I pa gabueshem është vetëm Zoti, ne jemi vetëm njerëz të proceseve, pra mund edhe të gabojmë por ju po e beni vetëm për popullin tuaj dhe per askend tjetër sëbashku me liderët e të gjithave partive duke e përfshi,
Z Pacollin.
Z, Kadri Veselin.
Z, Fatmir Limaj.
Z , Presidentin Thaqi.
Z, Avdullah Hotin e të tjerët që e kanë shancen që ta kenë një urim nga popullata jonë e izoluar.
-Derisa ‘Mali i Zi’, është në ‘NATO’, i bie që ne jemi fqinjë me ‘NATON’Pra nuk ka rreziqe dhe as mashtrime në këtë rrugë.
E dim se ju në rrugën e Zotit dhe të drejtë nuk dorzoheni kurrë, dhe rruga e drejtë Kryeministër, është që ju dhe vetëm ju, ta çlironi këtë popull sebashku me ne, në ratifikimin e DEMARKACIONIT.
– Edhe unë kam qenë kundër Demarkacionit, por kur e kuptoj se Nana Amerikë, dhe populli ynë i dashur e kêrkon këtë në çfardo rrethana, unë mendoj se do të kemi një arsyetim para popullatës sonë e cila ka mbetur pa viza dhe shumë e bllokuar.
– Duke pasur parasyshe se si person dhe si Deputet i duhur në formimin e Qeverisë suaj, do të marrim një miratim Pozitiv nga administrata juaj në këto ditët e ardhshme.
Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe ata të cilët na duan.
Me rrespekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë” (sic.), ka shkruar Tahiri. /telegrafi/
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/1821433137932062
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...