Tahiri:Duhet të punojmë për të marrë vendin meritor brenda Bashkimit Evropia

19:17 | 8 Prill 2019
L G

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka organizuar sot pritje solemne në shënim të Ditës së Kushtetutës.

Me këtë rast, para të pranishmëve, ministri Tahiri ka deklaruar se Kushtetuta është themel juridik i rendit politik, ekonomik e social, që i jep formë përditshmërisë institucionale.

“Baza e një shoqërie progresive dhe  demokratik, është sundimi i ligjit, ndërsa baza e sundimit të ligjit është Kushtetuta. Jam i nderuar që mund të ju adresohem sot si ministër i Drejtësisë, me rastin e ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila për ne dhe realitetin e ri në të cilin bëjmë pjesë, është themeli juridik i rendit tonë politik, ekonomik e social”, ka thwnw Tahiri.

Sipas tij, pas 11 vjetësh shtetësi që udhëhiqet nga kjo Kushtetutë, si shtet dhe si shoqëri ka tejkaluar së bashku sfida të ndryshme.

Kosova ka marrë udhëzime dhe kemi vepruar mbi mësime që Kushtetuta jonë i ka skalitur nëpër kapitujt e saj.

“Sot, Kushtetuta  nuk është thjeshtë një dokument themelor i rendit tonë juridik, por është një dokument që i jep formë përditshmërisë tonë institucionale dhe marrëdhënieve tona si komunitet qytetarësh. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një nga dokumentet më të avancuara që i përmbledhë parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe të drejtave të garantuara për komunitetet jo shumicë” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri shprehu domosdoshmërinë për respektimin e lirive që i njeh Kushtetuta, por edhe për forcimin e lidhjeve me miqtë ndërkombëtarë.

“Duhet të punojmë për të marrë vendin meritor brenda Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, duhet të punojmë për një gjendje ku zbatimi i Kushtetutës, është rrëfimi ynë i përditshëm, sepse mënyra më e drejtë dhe e sigurtë për të punuar për të ardhmen, është respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve që derivojnë prej saj” ka theksuar ministri Tahiri.

Fjalë rasti në këtë pritje solemne ka mbajtur edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama – Hajrizi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme