Procesi zgjedhor në Serbi nuk e ndal dialogun Kosovë-Serbi, por ai po e ngadalëson këtë gjë.
Kështu është shprehur ministrja e Dialogut, Edita Tahiri për Indeksonline, e cila bën të ditur se nuk dihet se kur do të jetë takimi i radhës për dialog në nivelin e lartë, pasi për këtë gjë duhet pritur njoftimin nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu ajo shprehet se nuk kanë njoftime as për takimet për sa i përket zbatimit të marrëveshjeve.
“ Dialogu vazhdon veçmas në planin e zbatimit të marrëveshjeve. Në nivelin më të lartë presim njoftime nga Bashkimi Evropian, ndërsa sa i takon zbatimit të marrëveshjeve mund të kemi takime mirëpo tash për tash nuk kemi ndonjë njoftim sepse është Bashkimi Evropian ai që i cakton takimet. Asnjëherë dialogu i Brukselit që nga fillimi nuk është ndalur në periudhat e zgjedhjeve kur janë mbajt në të dyja shtet. Zakonisht në ato periudha ka pasur ngadalësim të procesit, por sa i takon zbatimeve që janë procese dhe obligime të palëve ai ka vazhduar por gjithsesi me dinamika të ngadalësuara”, tha Tahiri.
Ajo shton se është shumë e rëndësishme që procesi i dialogut të mos varet nga zgjedhjet e asnjërës palë, pasi janë tri marrëveshje të mëdha të cilat po presin zbatimin.
“Janë tri marrëveshje të mëdha që janë në pritje të zbatimit. Këto marrëveshje janë për drejtësi, për energji dhe për Asociacionin. Janë edhe disa të tjera për të cilat duhet të shpejtohet zbatimit. Prandaj, proceset e zbatimit nuk duhej të vareshin nga zhvillimet e zgjedhjeve në njërën apo tjetrin shtet”, ka shtuar ajo më tej.
Kjo gjë nuk mendon se po dëmton dialogun. Përkundrazi, ajo mendon se dialogun po e dëmton shumë retorika nacionaliste e Serbisë, sidomos në periudhën e dy muajve që lamë pas, pasi kjo, sipas saj, po cenon edhe atmosferën e dialogut.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor