Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka zbuluar se përfaqësuesit e opozitës kanë zhvilluar sot një takim me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe përfaqësues të Qeverisë Kurti, lidhur me Vettingun, takim ky është s’është bërë publik.
Tahiri ka thënë se në këtë takim nga opozita kanë qenë ai, Abelard Tahiri dhe Arben Gashi.
Takimi thotë të ketë zgjatur mbi 2 orë e gjysmë dhe se kanë folur hapur për këtë çështje.
Sipas tij, ky takim ka qenë shumë përmbajtësor, derisa ka thënë se nuk e di arsyen pse takimi s’u bë publik.
“…e shoh që nuk ndërtohet një konsensus, e shoh edhe në Kuvend. Qe ne sot e patëm për Vettingun, të them të drejtën kisha pas dëshirë që ai me qenë takim publik. Ishte një takim shumë përmbajtësor i joni i opozitës, i z.Abelard Tahiri, i Arben Gashit, i imi dhe Glaukut dhe kolegëve të Qeverisë për Vettingun. Kemi fol hapur, si me ba Vettingun, a mund t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, a na pengon Lista Srpska me i ba. Ajo Lista Srpska po na vendosë kushtëzime për festën e komunitetit egjiptian, e lë më për Vetting. Si mujmë me ba, çka ka gabu Shqipëria, kemi diskutu 2 orë e gjysmë. Dmth në aspektin përmbajtësor”, ka deklaruar Tahiri në ATV.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...