Të enjten deputetët e Kuvendit do të mblidhen në një seancë plenare e cila do të jetë vazhdimësi e seancës së papërfunduar dy javë më parë.
Para gazetarëve foli kreu i deputetëve të PDK-së në opozitë i cili qe i pari që doli nga kjo mbledhje derisa siguroi se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare të parapara si pika të rendit të ditës.
Por, Abelard Tahiri sqaroi se deputetët që ai drejton nuk do t’i votojnë projektligjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë meqë siç tha ai është përgjegjësi e shumicës parlamentare.
“Fatkeqësisht duket se do të jetë vështirë të kalohen këto projektligje sepse duket që ka një shthurje brenda grupit parlamentar të LVV”, tha tutje ai.
I pyetur nga gazetarët për deklarimet e kryeministrit Kurti se qeveritë e kaluara po i paguajnë mediat, ai këtë e quajti fushatë zgjedhore duke thënë se Kurti është në fund të mandatit të tij si kryeministër.
“Kurti është në një fushatë zgjedhore, në përfundim të mandatit të tij si kryeministër. Nuk po arrin të përfundojë asnjë projekt të vetëm e po e lë gjendjen më keq. Si shoqëri dhe si klasë politike duhet të shohim nga e ardhmja dhe e ardhmja është me një qeveri të re, një qeveri që e nxjerrë Kosovën nga sanksionet, që i sjellë vendit zhvillim ekonomik e jo me një qeveri që i godit mediat, shoqërinë civile, gazetarët e opozitën”, tha ai.
Sa i përket CEFTA-s, Tahiri tha se janë bërë 10 vite që Kosova është pjesë e saj, e pas një dekade, sipas tij, Kosova ka arritur në një pikë që po i rrezikohet pjesëmarrja për shkak të paaftësisë siç tha ai të qeverisë për të implementuar zotimet e detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje.
“Ne nuk mund t’i ndihmojmë asgjë Kurtit në situatën ku e ka sjellë vendin , por një gjë shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar të ndalë shtimin e sanksioneve dhe besoj shumë që vendit do t’i japim një qeveri që do ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë, që i jep zhvillim ekonomik e një frymë të re vendit”, tha Tahiri./rtk
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...